Bebe Rexha ekspozon linjat trupore, shfaqet atraktive

0

Ylli i muzikës ndërkombëtare, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja.

Përveç muzikës, 32-vjeçarja ka qenë e angazhuar me projekte jashtë muzikës, si imazh për disa kompani të njohura botërore.

Por, në disa postime që ka ndarë me adhuruesit e saj në Instagram, Bebe ka sjell disa fotografi ku shihet e veshur me shumë stil dhe e kuruar deri në detajin e fundit.

Në një kostum me shumëngjyrësh, bluzë të shkurtër dhe mini-fund, artistja kombinoi dukjen me një palë çizmet të gjata deri mbi gjunjë me ngjyrë blu.

Ylli i hiti “Sacrifice” shihet me grim të theksuar, flokë të drejt dhe balluke, ndërsa vendosi një qafore në të cilin shkruhej “Bebe”.