SKOCI – Nedim Bajrami zyrtarisht nuk është përfshirë në listën e Rangers për grupet e Ligës së Europës. Ky është lajmi më i keq që fantazisti i Kombëtares mund të merrte, ndërsa është në grumbullim me kuqezinjtë.
Klubi skocez është treguar disi i paqartë me Bajramin. Pasi nuk e preferoi në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve, ku u turpërua nga Klub Bryzh, vendosi ta kthente në kampionat. Në barazimin ndaj Sëlltikut madje luajti 14 minuta, teksa sfida u mbyll me barazim pa gola.
Rangers nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Skoci sepse në katër javë numëron vetëm 4 pikë. Dhe Bajrami është diskutuar për një largim. Me mungesën e hapësirave, pritet të ndodhën në ditët në vijim.





