Befason Anceloti: “Do të ulja rrogën vetëm të mos hynin kamerat në dhomat e zhveshjes”

0

Carlo Anceloti pas ndeshjes të së shtunës vuri në pah ndeshjen e luajtur nga Bellingham dhe atë të Lunin sëbashku Vinicius

SPANJE – Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, vuri në pah ndeshjen e luajtur nga anglezi Jude Bellingham si dhe atë të portierit ukrainas Andriy Lunin dhe brazilianit Vinicius, ndërsa pranoi se do të ishte i gatshëm të ulte pagën vetëm që kamerat të mos hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Kamerat nuk hyjnë në dhomat e zhveshjes sepse ne kemi të drejtë të mos i lejojmë. Por nëse hyrja e tyre do të ishte e detyrueshme, po, do të ulja rrogën që të mos hynin”, tha trajneri i Real Madridit.

“Na kanë befasuar në pjesën e parë që kanë bërë një kundërvënie perfekte. Mund të trajtohej më mirë, por duhet të vlerësoni edhe cilësinë e rivalit”, tha ai për ndeshjen. Më pas “ngadalë skuadra ka hyrë në lojë, ne kemi pasur lëvizshmëri dhe kjo e ka lënë në befasi kundërshtarin në lëvizjen mbrojtëse. E vërteta është se ne kemi shumë larmi që na lejon të kemi mundësi”, shtoi ai.

Trajneri i Real Madridit ka folur për tre lojtarë që kanë shënuar dhe ishin protagonist në këtë ndeshje. Së pari ai foli për Bellimhgam dhe aftësinë e tij të mahnitshme për t’u përshtatur. “Mendoj se kjo është për shkak të pjekurisë që ka, personalitetit. E ndihmon edhe që ka qenë në Gjermani, kjo e ka ndihmuar në çdo gjë. Këto janë arsyet e përshtatjes së tij në Ligë dhe në stilin tonë”.

Për Lunin, ai theksoi se “ai ka luajtur shumë mirë si loja e Bilbaos, ai është një portier në të cilin ne kemi besim si me Kepën, i cili duhet të luajë dhe të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen tjetër” dhe këtë e bëri edhe në Dyshja Kroos-Modric . “Kroos ka luajtur një lojë me shumë kontroll dhe Luca e ka trajtuar mirë topin. Lidershipi do të jetë i njëjtë, do të luajnë disa minuta më pak”.

Ai e mbylli duke folur për Vinicius, për të cilin tha se nuk ka sfida golash. “Nuk ka asnjë sfidë. Asnje. Ata po ecin mirë sepse lëvizshmëria që kanë na ndihmon të krijojmë mundësi. Do të kemi ndeshje në të cilat do të kemi më pak mundësi. Loja ishte e mbuluar mirë dhe prania e Joselu do të jetë shumë e rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu