Befason biznesmeni italian Davide Pecorelli: Do vij të bëj burgun në Shqipëri!

0

Ka befasuar me deklaratën e tij të fundit biznesmeni italian Davide Pecorelli. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me burgun dhe për të treguar arsyen përse inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës.

Në një intervistë për gazetën italiane La Nazione, Pecorelli theksoi nëse do t’i duhet të bëjë burg për të qenë më pas i lirë, ai është i gatshëm për këtë gjë.

“Jam i gatshëm të bëj burg në Shqipëri dhe të paguaj për atë që kam bërë. I kam kërkuar falje të gjithëve atje, përfshirë kryetarin e Bashkisë Pukë. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime në një moment të vështirë të jetës time. Por nëse burgu më jep mundësinë më pas që të jem qytetar i lirë edhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë. Ai është një vend që e dua“, u shpreh ai.

Prokuroria e Pukës pritet që të dërgojë dosjen e tij në gjykatë së shpejti. Ai akuzohet për zjarrvënie dhe dhunim të varreve. Akuzat nuk janë të rënda, por rrezikon burgun.

Davide Pecorelli humbi në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa kishte shumë pikëpyetje në lidhje me atë se çfarë i kishte ndodhur biznesmenit italian, më 17 Shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

Pas 9 muajve i shpallur i zhdukur, ai u gjet në një gomone pranë ishullit Montecristo. Biznesmeni Pecorelli ishte martuar me një shqiptare me të cilën kishte edhe një fëmijëve po ashtu kishte edhe disa biznese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu