Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

0

TIRANË- Vlora Hyseni ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Sot presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të emëruarën e kryeministrit Edi Rama, Vlora Hyseni në krye të SHISH. Hyseni do të jetë në krye të SHISH, pasi kreu i saj i mëparshëm Helidon Bendo ka dhënë dorëheqjen me arsyetimin se do ndjekë studimet në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

Propozimi i emrit të Hysenit nga ana e Ramës shkaktoi një valë reagimesh nga ana e opozitës. Kjo pasi Hyseni, më parë ka mbajtur post drejtues në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kanë shkarkuar atë. Sipas njoftimit të shkarkimit, thuhet se Hyseni është hequr nga puna në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nen që lidhet me nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu