Futbolli shqiptar është në zi, teksa ditën e sotme ndërroi jetë sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë zhvillimit të takimit me Partizanin. Në një moment, Dwamena ra në tokë, ndërsa pavarësisht ndihmës së shpejtë, lojtari nuk mbijetoi dot. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, solidarizohet me familjen Dwamena.
“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.
Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë” – Shkruan Bajram Begaj.