Begaj mori postin e Presidentit, ky është Gjenerali që do e zëvendësojë si shef shtabi i ushtrisë

0

Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Bëhet me dije se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë. Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begaj, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu