Bëhet baba i dy binjakëve sekretari i parë homoseksual i kabinetit amerikan

0

Sekretari i Transportit Pete Buttigieg dhe burri i tij Chasten njoftuan lindjen e djalit dhe vajzës së tyre.

“Chasten dhe unë jemi përtej falënderues për të gjitha urimet e mira që kur ndamë lajmin se po bëhemi prindër. Ne jemi të lumtur të mirëpresim Penelope Rose dhe Joseph August Buttigieg në familjen tonë” postoi sekretari i kabinetit Biden në mediat sociale.

Buttigieg në fillim të këtij viti u bë sekretari i parë homoseksual i kabinetit amerikan.

Buttigieg tregoi muajin e kaluar se ai dhe Chasten, një ish mësues donin të bëheshin prindër. Ata prej disa kohësh ishin në kërkim të një fëmije të sapolindur, që prindërit nuk mund ta mbanin dhe dëshironin ta adoptonin, si duket kjo ditë ka ardhur dhe dhe ata kanë adoptuar jo një po dy fëmijë, binjakë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu