Bëhet i ‘gjallë’ italiani i hotelit ku u martua me çek fallco. Por dërgon 10 herë më pak lekë se sa shuma që i takon

0

Bëhet i ‘gjallë’ italiani i hotelit ku u martua me çek. Ai u akuzua se iku pa paguar shpenzimet që i takonin, duket se është bërë i gjallë më në fund.

Italiani organizoi dasmën me qindra të ftuar në një hotel në Vlorë disa ditë më parë, dhe në fund u largua pa paguar, pasi mashtroi pronarin me një çek të falsifikuar.

Por, mësohet se, ka dërguar 500 eurot e para pronarit të biznesit në Vlorë, pas publikimit të lajmeve në mediet shqiptare, megjithëse është një shumë e vogël në krahasim me atë që i takon në total, që është plot 5 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu