Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bellind Këlliçi njoftoi zyrtarisht mbylljen e protestës së opozitës brenda orarit për të cilin ishte kërkuar leje në policinë e Tiranës.
Në fjalën e mbajtur para bashkisë, ai shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve për pjesmarrjen e tyre duke theksuar se të tjera tubime pritet të mbahen në vijim.
“Duke falenderuar të gjithë qytetarët dhe demokratët për qëndresën e sotme në aktin e tretë të mosbindjes civile, dua të kujtoj se koha kur punohej për të zhbërë opozitën në Shqipëri ka marrë fund. Me dy rezolutat e fundit, Internacionale Botërore të Partive të Djathta dhe Partisë Popullore Europiane, era po fryn pro partisë demokratike dhe pro rikthimit të shtetit tonë në kufijtë e kushtetuetshmërisë”, tha deputeti i PD.
Në përfundim të protestës, Belind Këlliçi i ftoi gjithë protestuesit të marshonin drejt selisë së Partisë Demokratike.