Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj organit të akuzës SPAK dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Anëtari i kryesisë së PD-s, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetabashkiakun Veliajn, për favorizimet që ky I fundit I bën firmave të ndërtimit në kryqytet, duke I përzgjedhur në mënyrë preferenciale.
Dhe pse i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet, Këlliçi deklaroi se dhe pse janë bërë një seri kallëzimesh nga ana e këtij të fundit, SPAK nuk ka bërë asnjë reagim, pasi familjarë të tyre janë të punësuar.
“Drejtues të SPAK-ut nuk kanë reaguar, kanë familjarë të punësuar në bashkinë e Tiranës”, thotë Këlliçi.





