Benardi deklaroi se ishte homoseksual/ Aktivistja Xheni Karaj: Tregove një forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm duke qenë vetvetja

0

TIRANA- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas deklaratës së mbrëmjes së shkuar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania ku banori Bernard Hulme pranoi se ishte homoseksual. Karaj shkruan se Hulme tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke qenë vetvetja në një platformë kaq publike. Ajo shton se ky hap i rëndësishëm është një frymëzim për shumë njerëz që ndihen të vetmuar apo të frikësuar të jenë të sinqertë me veten.

POSTIMI:

Bernard, sot tregove një forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm duke qenë vetvetja në një platformë kaq publike. Ky hap i rëndësishëm është një frymëzim për shumë njerëz që ndihen të vetmuar apo të frikësuar të jenë të sinqertë me veten. Ti na ke kujtuar se dashuria për veten dhe e vërteta janë aktet më të mëdha të lirisë. Faleminderit që ndave të vërtetën tënde.

Postimi i Karajt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu