Bënë ‘kërdinë’ me prerjen e paligjshme të pyjeve, arrestohen dy persona në Dibër (EMRAT)

0

DVP Dibër/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Arrestuar ne Mat per Preje e paligjshme e pyjeve : Imirjan Baleta dhe Xhemal Meta

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore se dy shtetas kryenin prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë e zonës së mbrojtur me ligj, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë shtetasin I. B., duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore, i cili sapo ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për tu larguar është kapur nga shërbimet e policisë.

Dhe shtetasin Xh. M., duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këto dy shtetas janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Klos, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. B., 36 vjeç; dhe Xh. M., 57 vjeç, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu