“Benz-i” përplaset me kamionin në Pogradec, një i lënduar

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Sipas policisë, në afërsi të fshatit Hudënisht janë përfshirë në aksident mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N.

Për pasojë ka marrë dëmtime J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 28.07.2022, rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu