‘Benzi’ i nuses pëson aksident, teksa kthehej nga dasma

0

Ditën e sotme është regjistruar një aksident në Kosovë, ku është përfshirë makina e një nuseje të sapo martuar, një “Benz” luksoz.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu