Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai

0

Florenc Çapja ka fituar lirinë në Dubai. Mësohet se që prej datës 12 Korrik të këtij viti, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur heqjen e të gjitha kufizimeve ligjore ndaj Florenc Çapjas

Që prej kësaj date, Çapja rezulton që të jetë i lirë për të lëvizur si brenda vendit, pra në Emiratet e Bashkuara Arabe ashtu edhe drejt vendeve të tjera.

Kujtojmë se 40-vjeçari vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria pasi dyshohet si porositës për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu