Benzi përpalset me kamionçinën, përfundojnë të dy në kanal, rëndë në spital drejtuesit

0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë në afërsi të Urës së Gjoles. Automjeti tip”Benz” i drejtuar nga shoferja Fatjona Hafuzi është përplasur me një kamionçinë dhe ka përfunduar në kanal. Raportohet se dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar keq dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës. Shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga ana e Benzit. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu