Tronditet bota e futbollit në Itali/ Arbitri i njohur dhe bashkëshortja e tij vriten me thikë

0

Futbolli italian është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë. Arbitri 33-vjeçar, Daniele De Santis, është vrarë me thikë së bashku me bashkëshorten e tij, Eleonora Manta, nga një person pas një konflikti fizik. Sipas informacioneve, krimi është kryer nga një person, i cili është larguar nga vendngjarja. Të pranishmit janë tronditur nga skena e ndodhur, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.

Të dy viktimat janë gjetur në një pallat të goditur me thikë. De Santis arbitronte në Serinë B dhe C, ndërsa kishte debutuar si gjyqtar në vitin 2017. Autori i masakrës është parë teksa largohej dhe është shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë, ndërkohë që sipas informacioneve të para, krimi mund të ketë si prapaskenë një çështje pasionale mes vrasësit dhe bashkëshortes së arbitrit italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu