“Benzi” përplaset me motomjetin në Durrës, plagoset 46-vjeçari, dërgohet me urgjencë te Trauma

0

Ditën e sotme një mjet i tipit Benz është përplasur me një motomjet në Durrës ku si pasojë shtetasi F.C 46-vjec ka mbetur i lënduar. Burime bëjnë me dije se F.C, banues në Krujë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës
B. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu