Berat/ Një 40-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ndërron jetë në rrethana tragjike

0

Një 40-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur pasditen e sotme.

Viktima me inicialet F.K., person me probleme të shëndetit mendor, është vetëvarur në një pemë në afërsi të shtëpisë ku ai banonte.

Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e thepisur ku 40-vjeçari kishte kryer aktin e rëndë.

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.