TIRANË- Riza Bajrami, një berber i njohur nga Kosova, deklaroi se do kishte shumë dëshirë që të kishte klient, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bajrami u shpreh se nëse do t’i duhej të refuzonte një klient, do të ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“I vetmi njeri që më pëlqen që t’ia pres flokët është Sali Berisha, nuk do e kisha refuzuar. Nuk kam dikë, a duhet të jetë politikan? Erion Veliajt nuk do t’ia kisha prerë flokët, të gjithë të tjerëve do u a kisha prerë,”- theksoi ai.