Agron Çela largohet nga Partia e Lirisë, zyrtarisht në PS! Takon Ramën në Kryeministri

0

TIRANË- Deputeti Agron Çela është zyrtarisht pjesë e Partisë Socialiste. Këtë pasdite, deputeti ka shkuar në Kryeministri ku ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë dhe një pjesë të socialistëve. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë kryeministri Rama, i cili ka publikuar dhe disa foto me Çelën në llogarinë e tij në Facebook.

“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit,”- shkruan Rama krah fotove.

Pjesë e këtij takimi duket se kanë qenë dhe ministres Elisa Spiropali dhe Edona Bilali. Futjen e Çelës në PS, e konfirmoi dke dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi. Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë pasi në një konferencë për mediat më 6 janar, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar zërat për largimin e deputetit Agron Çela drejt Partisë Socialiste.

Ai tha se këto janë lajme të porositura dhe se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. Deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë deputeti, por nuk kishte treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu