Bëri kunatën për spital bshkë me të atin, arrestohet 45-vjeçarja

0

33 vjeçarja Dava Ndoji është dhunuar nga vjehrri i saj së bashku me vajzën dhe nipin por edhe dy mbesat e tij, për shkak të konflikteve mbi pronësinë e shtëpisë.

Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçare, e cila një ditë më parë ushtroi dhunë ndaj kunatës së saj. Sipas uniformave blu është arrestuar A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin. Kjo e fundit ditën e djeshme ka rrahur kunatën Dava Ndoj 34 vjeçe, duke i shkaktuar plagë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë,” thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu