Gjendet në Sarandë 12 vjeçari që humbi para dy ditësh. Babai shpërthen në lot

0

Gjendet pas dy ditësh 12-vjeçari i zhdukur nga Durrës. I mituri ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, pas thirrjeve të babait të tij Gazmendit, 12-vjeçari është gjetur në Sarandë.Babai tha në një lidhje telefonike se sapo e kishte marrë informacionin, teksa në rrugë për në Sarandë, ai nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Motra sa më erdhi një informacion, e kanë gjetur djalin. Unë tani jam në Fier, rrugës për në Sarandë. Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit ju, faleminderit Policisë së Shtetit”, tha babai. Edhe shefi i policisë së Sarandës Syrja Bellaj konfirmoi gjetjen e djalit.
“Është në gjendje të mirë, po shoqërohet në Komisariat për t’u intervistuar dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Është vetëm djali”, tha ai.

Ka qenë babai i tij, i cili ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim. Mes lotësh dhe dhimbjes babai i 12-vjeçarit ka rrëfyer se ka ndodhur edhe herë të tjera largimi i tij nga banesa, por që nuk ka tentuar kurrë që të mos kthehej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu