TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për përbërjen e Kuvendit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësues të një “farse elektorale” të shëmtuar. Kryedemokrati theksoi se ata që do të vinë në shtator nuk janë deputetë të vërtetë, por figura të krijuara nga një proces zgjedhor që nuk e ka parë vendi kurrë.
“Njëlloj, kanë një votë gjithsej. Ata janë një. Mos e pyet se kush vjen aty. Nuk janë deputetë, janë përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale që nuk e ka parë vendi kurrë. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme. Sot me drejtuesit politikë kemi çështje krejtësisht teknike. Sot i gjithë takimi është për finalizimin sa më shpejt të raportit”, tha Berisha.