Berisha: Bashkimi i PD-së duhet të ketë si rrugë të vetme lirinë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot se si mund të bëhet bashkimi i Partisë Demokratike. Në fjalën e tij në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i PD tha se duhen dalluar demokratët nga “pengjet”. Ai akuzoi ish kreun e PD Lulzim Basha se “bënte biznes me Edi Ramën”.

“Cdo grup deputetësh që mendojnë ndryshe nëse janë vërtet në pozicione se kanë kundërshtim me Berishën le të krijojnë fraksionin e tyre, por qendrimi larg zgjedhësve, larg anëtarëve, i dëmton cdo ditë që kalon”, tha ndër të tjera Berisha.

Berisha: Bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme, lirinë, lirinë e vetëm lirinë. Së pari nënkupton që brenda nesh duhet të respektojmë votën e lirë.
Bashkimi i PD kalon duke pranuar mendimin ndryshe.

Statuti i 11 dhjetorit ka nenin e fraksionit, që do të thotë që anëtarët, deputetët, drejtuesit të cilët kanë mendime të ndryshme nga kryetari e Kryesia aktuale mund të krijojnë fraksionin e tyre e nga ai pozicion të mbrojnë fuqishëm interesat e demokratëve që përfaqësojnë. Ne jemi parti e mendimit ndryshe. Cdo demokrat që e ndien veten të lirë është i ftuar të bëjë zgjedhjen e tij në këtë spektër.

Por cfarë treguan zhvillimet e kësaj force politike? Treguan se udhëheqja e saj ishte marrë peng, bënte biznes me Edi Ramën. Se Lulzim Basha ishte marrë peng dhe pengjet nuk ka forcë në botë që mund ti çpengojë. Ndaj duhet të dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerët tek tuk ndjekin tendera të fituara në mënyrë të pandershme, ndjekin tenderat e tyre, nuk mbrojnë interesat e demokratëve, ata shkelmojnë interesat e demokratëve.
Kemi të bëjmë me persona të caktuar të cilët kanë faktuar në mënyrë të përsëritur se janë në vasalitet e keqshfrytëzim nga Rama.

A nuk doli Ali-Basha e tha që është rënë dakort për Presidentin na e lanë ne? A nuk u tall dynjaja me ne demokratët? U bë promotor për ti dhënë Ramës të drejtën për gjahun e shtrigave e deklaroi kryetarja e Parlamentit që Ali Basha është dakort me amendamentet e Taulant Ballës?

Kudo ka moral, kur ky moral zerohet është punë e individit që poshtëron veten. Cdo grup deputetësh që mendojnë ndryshe nëse janë vërtet në pozicione se kanë kundërshtim me Berishën le të krijojnë fraksionin e tyre, por qendrimi larg zgjedhësve, larg anëtarëve, i dëmton cdo ditë që kalon.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu