Nesër largohet Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit dhe merr detyrën Presidenti i ri, Bajram Begaj.
Në Kuvend në orën 18: 00 do të nisë kalimi i detyrës nga Meta tek Begaj dhe të ftuar në Parlament do të jenë edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë.
albsig
Mirëpo mësohet se Sali Briasha me deputetët e tjerë që e mbështesin atë nuk do të jenë pjesë e kësaj seance.
Mësohet se ata s’do të marrin pjesë pasi për ta zgjedhja e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në krye të shtetit është antikushtetuese. Kutojmë që edhe kur zhvilloheshin bisedimet për zgjedhjen e presidentit “Foltorja” e Berishës ishte përjashtuar nga procesi.
Programi i ceremonisë së fillimit të detyrës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj:
18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.