Nesër do të angazhohen rreth 1000 efektivë priten në terren, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA.
Policia e Shtetit ka nisur punën me përgatitjet e fundit lidhur me protestën e Partisë Demokratike që do të mbahet nesër, më 7 korrik para Kryeministrisë. Edhe nesër, ashtu siç është vepruar gjithmonë edhe në tubimet e shkuara, do të ketë kordonë me efektivë të Policisë së Shtetit që do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe të institucioneve nga protestuesit.
Nesër do të angazhohen rreth 1000 efektivë në terren, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA. Gjithashtu në kuadër të këtyre masave do të ndalohet qarkullimi pas orës 16:00 tek të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”.
Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike pritet të nisë në orën 19:00 të së enjtes, ndërsa leje është marrë për të tubuar deri në orën 21:00 të mbrëmjes, por nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së tubimit.