Lideri historik i PD, Sali Berisha thotë se do të thërrasë në takime deputetët e grupit parlamentar të PD. Ish-kryeministri tha se pret që ligjvënësit e PD të pajtohen me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Do filloj t’i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë. Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh Berisha.
BISEDA NË STUDIO:
Çim Peka: Do thërrisni edhe Gjekmarkajn, Salianjin, Dumën dhe Tabakun që janë kritikët tuaj më të ashpër?
Sali Berisha: Nuk përjashtoj asnjë.
Çim Peka: Do e thërrisni Bashën për takim?
Sali Berisha: Ka një çështje të tmerrshme etike. Në kod moral besëprerit dora nuk i jepet. Por ky është një traditë, atij që të pret në besë nuk i jepet dora.
Çim Peka: Ju e keni bërë shpesh. I keni dhënë dorën zotit Selami, e bëtë deputet se i iku avioni…
Sali Berisha: Edhe kjo qëndron. Por jo në këtë shkallë. Zoti Basha mbetet deputet i PD. Nuk përjashtoj njeri. Ky është një rikthim. Rikthimet nuk kanë dështuar ndonjëherë. Është një thirrje e brendshme, vijnë nga një thirrje e brendshme e shoqërisë. Unë në ato leximet e mia në një kohë kur nuk mendoja kurrë vetë për rikthim, nuk kam gjetur rikthim të dështuar, të gjitha të suksesshme. Ndaj jam i sigurt që ky narkoshtet do të çmontohet dhe opozita do të vijë në pushtet. Jam i sigurt se marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe SHBA do të njohin nivelet më të larta.
Marrë nga SYRI.net