Kuvendi Berishës i datës 11 dhjetor dhe ai që pason më 18 dhjetor, i thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha është bërë sot objekt diskutimi në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’. Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj theksoi se po të ishin bashkë Berisha dhe Basha, si në korrik, askushj nuk do të ‘pipëtinte’.
Ndërkohë që Bozdo, teksa u ndal te Kuvendi i 11 dhjetorit, që u mbaj në Air Albania, tha se nuk e mendonte kurrë se në atë kohë me shi do të mblidheshin 12 mijë veta. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Informacionit dhe Programacionit në ‘News24’ Robert Rakipllari tha se ishin më pak se 10 mijë.
PJESË NGA DISKUTIMI
Minxhozi: Në momentin që ato do hapeshin, o njëri kongres, ose tjetri do binte. Do binte i Berishës, nëse do dilnin parregullësi. Kuvendi i 18 dhjetorit ishte më shumë replikë ndaj Berishës, se sa vendim i Bashës. Nëse s’do të kishte debate sot në PD, do të duhej të kishin hyrë në atë zyrë. Ai nuk është fare dakord me ty dhe bën një kongres tjetër. Ai bën një bunker në seli.
Bozdo: Në të gjitha rastet është konsumuar, pasi ka ndodhur Kuvendi i 11 dhjetorit. Ato firma janë depozituar në zyrën e zotit Paloka. Kush pati dëshirën që të shkonte t’i verifikonte, e bëri këtë. U lexuan 4200 emra, emër mbiemër, atësi dhe pozicion. Ka kuptim gjithçka. Çdo degë mori përsipër që të lexonte emrat e atyre delegatëve.
Balla: Ishte spektakël
Bozdo: Jo fare, nuk ishte spektakël. S’pati asnjë lloj ndërhyrje te ata 4200 emra. Kuvendi, nëse do më pyesni se jam marrë me PD që me pantallona të shkurtra. Unë nuk mendoja kurrë se në atë shi do të vinin 12 mijë njerëz.
Rakipllari: Nuk ishin 12 mijë se stadiumi i tregon. As 10 mijë nuk ishin.
Bozdo: Kanë qene mbi 10 mijë. Kur këta persona vijnë aty mendojnë se gjërat në PD kanë ardhur në një pikë që s’mbajnë më dhe këtë Basha nuk e shikon.
Rakipllari: Po në korrik sa e votuan atë tjetrin me një anëtar një votë?
Bozdo: Kemi elefantin në dhomë. Masa kritike mendon se gjërat kështu nuk ecin.
Rakipllari: Po sikur të mblidhen po kaq njerëz me 18 çfarë do themi atëherë?!
Bozdo: Gjërat nuk do të ecnin mbarë edhe sikur ata të ishin bashkë
Gjekmarkaj: Po të ishin bashkë ata nuk do të pipëtinte njeri. I pashë në korrik.
Rakipllari: Ajo masë nuk mund të shmangej dot por Berisha e tha edhe sot se do të jetë kandidat dhe garanton se do jetë garë e lirë. Hajde shko kandido ti në zgjedhje. Nuk ndryshon gjë nga 99’ta.
Bozdo: Berisha flet në konflikt interesi. Por nuk më intereson çfarë thotë ai.