Berisha: Gjushi hyri në burg për Saimir Tahirin, është i lidhur me Ramën me çanta me para

0

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Vangjush Dako hyri në burg për Saimir Tahirin, pasi duhet të kompensonte daljen. I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, Berisha tha se SPAK-u e bëri për të krijuar një zhurmë për Saimir Tahirin për të shuar zhurmën e daljes së tij nga burgu.

Berisha: Gjushi hyri në burg për Saimir Tahirin, si të kompensonte daljen. Lidhjet e Ramës me Tahirin janë lidhje droge, ndërsa me Gjushin janë lidhje me çanta parash. Ai pas Arben Ahmetajt, që çonte valixhe me para, Gjushi e kishte të përjavshme. SPAK-u e bëri për të krijuar një zhurmë për Tahirin për të shuar zhurmën. Sepse po të marrim kështu, Veliaj i ka katet më të shpeshta dhe të shumta se Gjushi. Veliaj i ka pallatet shumicën pa leje. Ka vjedhur gati 1 milionë fidanë. Edhe KLSH-ja tha se vjen për çdo ton pleh 18 euro nga incineratori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu