“Fillimi i sanksioneve ndaj qeverisë Kurti”, Berisha: Rama me urdhër të Vuçiç anulon takimin me qeverinë e Kosovës

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili anuloi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Po ashtu ai ka shtuar se anulimi i mbledhjes ishte një urdhër i Aleksandër Vuçiç ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse. Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç. Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon,” shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu