Sali Berisha: Kjo është një protestë e heshtur ndaj vdekjes së të rinjve në komisariatet e policisë. Çdo person që shoqërohet në komisariate ka të garantuar lirinë dhe të drejtat e tij. Kjo ndodh në çdo vend të botës, kurse në Shqipëri është një seri tragjike. Të rinjtë hyjnë në komisariate me shëndet të plotë dhe dalin që aty me arkivol. Rasti më i fundit është ai i Ilvi Metës në Kavajë. Ai u mor në komisariat dhe u shoqërua e u akuzua për vjedhje, por u nxorr me arkivol. Asnjë nga përgjegjësit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për dramën e këtij të riu që nu meritonte ta humbiste jetën në institucionet shtetërore.