Berisha: Jam pro vettingut të politikanëve

0

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencë për shtyp se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim sillet si gurvenatore dhe jo si kryediplomate. Berisha u shpreh se Bashës i ka kërkuar vetëm që të kërkojë fakte dhe prova, ndërsa theksoi se është pro vettingut të politikanëve.

“Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim që të paraqesin fakte dhe prova,. Kjo është përgjigja që ka marrë Kim nga Basha. E falenderoj dhe e përgëzoj. Unë nuk kam kërkesë për ndryshimin e vendimit por për shpifjet mbi të cilat është bazuar vendimi. Ambasadore sillet si gurvenatore qoftë në marrëveshjet që inicion.

Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë euro dhe pagesa ishte bërë me strike dhe jo me bankë. Kur thoshte se e ka shitur apartamenti figuronte me emrin e Sadushit me kolateral në bankë për të marrë kredi. Parregullsi të jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka vendin tjetërkund.  

Po të bëhet publik vettingu i tij i del era barit. Këta nuk flasin se janë peng.  Basha do t’i sugjeroj të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ligji i dekriminalizimit është meritë kryesore e Bashës dhe opozitës. Kam qenë mbështetës dhe jam i ligjit dhe vettingut të politikanëve. Është Rama që e ka kundërshtuar dhe hodhi poshtë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu