Sërish aksident në Elbasan. Benzi përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Metalurgji

0

Një tjetër aksident ka ndodhur në mesditë në Elbasan në aksin Elbasan-Metalurgji. Një automjet tip benz me targë AA 362 TH ka përplasur një këmbësore.

Pas përplasjes ajo është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa drejtuesi i automjetit ka ndaluar dhe ka pritur policinë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia që kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nëse ishte këmbësorja që i preu rrugën benzit apo shpejtësia e automjetit dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Në orët e para të mëngjesit një aksident i rëndë u regjistrua në Elbasan, ku nëna 38-vjeçare e sapo ardhur nga Suedia, në tentativë për të shpëtuar një këmbësore, u përplas me një shtyllë dhe humbi djalin e saj 3 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu