Berisha iu jep fund zërava! Zbulon nëse do të jetë kandidat për deputet

0

Kandidimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për deputet ka qenë në ndër çështjet më të diskutuara pas deklaratës së anëtarit të komisonit të vlerësimit të kandidatëve të PD-së Genc Rulit, i cili nënkuptoi se Berisha duhet ta jepte vetë dorëheqjen ndryshe do ta lagonte ai.

Në daljet e tij televizive, Berisha ka qenë gjithmonë i rezervuar për kandidimin e tij, por mbrëmjen e sotme ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet.

Megjithatë ish-kryetari historik i PD-së gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku, preferoi të mbajë sekret qarkun në të cilin do të kandidojë.

Gazetari: Zoti Berisha ju a do jeni sërish kandidat për deputet? Berisha: Unë do të jem.
Gazetari: Në cilin qark? Berisha: Mbetet për tu përcaktuar.
Gazetari: Po dëshirën më të madhe ku e keni? Në Tiranë besoj. Berisha: Top Secret!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu