Berisha komenton merrjan në pyjetje në SPAK të djalit të tij: Përpjekje për të errësuar aferën Rama-McGonigal

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar thirrjen në SPAK të djalit të tij, Shkëlzen Berisha. Ai deklaroi se kjo është një përpjekje për errësuar aferën ku është përfshirë kreu i qeverisë Edi Rama me ish zyrtarin e FBI-së.

“Përpjekje për të errësuar aferën Rama-Gonigal me instrumentalizimin e SKAP-it të partisë. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasje me pagesë”, tha ai.

Ai shtoi se do të largojnë Ramën me revolucion dhe protesta si dhe sqaroi të vërtetën e fotos me Agron Nezën.

“Nuk më paqe në këtë vend pa u zgjidhur këto probleme. Revolucion, protesta. Unë deklaroj por ja kur erdhi koha. Kjo e përshpejtim protestën për largimin e kësaj kalbësire nga skena politike.

I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën që ka një fotografi me mua. Mund të jenë 100 mijë shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën. Kam njohur shumë prej familjes së tij por këtë nuk e kam njohur. Ka njeri që akuzon veten e tij? Ai do bëjë çdo deklaratë për të lehtësuar veten se ai është subjekt hetimi”, tha Berisha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu