Berisha konferencë për mediat pas përmbytjeve në Shkodër: Kjo fatkeqësi nuk është ‘dorë’ e Zotit, por e robit hajdut

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për media në Shkodër, duke marrë shkas nga situata e shkaktuar nga përmbytjet.

I pari që mori fjalën ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili tha se situata është shumë problematike, ndërsa paralajmëroi orë edhe më të vështira.

“Aktualisht situata mbetet serioze për komunat Guri i Zi, fshati Kuç konkretisht, edhe në disa lagje në Shkodër. Edhe në zonën e nën Shkodrës mbetet problematike… Nuk kemi pasur asnjë informacion për hapjen e portave të hidrocentraleve”, tha Spahia.

Nga ana tjetër Berisha tha se situata në Shkodër është krijuar nga “dora e njeriut”, duke bërë përgjegjës qeverinë për mosmarrjen e masave.

“Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por është krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dorë e Zotit, por e robit hajdut. E them këtë sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ndodhi? Gjatë këtyre ditëve që ta dinë qytetarët, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë me 226 euro megavat në bursë, në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit.

Sot Edi Rama fajin e gjen tek media dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë. Një javë më parë instituti i gjeoshkencës, i ka dërguar në zyrtar e vendimarrësve kryesorë, sinoptikën duke informuar se do ketë reshje të fuqishme në alpe dhe se duhet të merren masa”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu