Gazetarja nga Argjentina grabitet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Katar (Video)

0

Thriller në një transmetim të drejtpërdrejtë në lidhje me një gazetare nga Argjentina teksa ishte viktimë e vjedhjes gjatë raportimit në Katar për Kupën e Botës 2022.

Dominique Metzger po transmetonte nga zona Corniche e Dohas pak para ndeshjes së parë të Kupës së Botës mes Katarit dhe Ekuadorit dje, kur kuptoi se ishte grabitur. Duke folur pas incidentit, ajo tha se e raportoi incidentin në policinë lokale dhe u befasua nga përgjigja.

Karakteristike, gazetarja tha për rrjetin Todo Noticias (TN) se zyrtarët premtuan të identifikonin të dyshuarin dhe se ajo vetë mund të… zgjidhte dënimin për grabitësin e dyshuar.

“Kisha çantën time të vogël me të gjitha gjërat që i duheshin, portofolin tim, çelësat e dhomës sonë të hotelit, disa peceta”, i tha ajo një spikere të rrjetit TN. “Dhe ke kërcyer, apo jo?” e pyeti duke iu përgjigjur gazetari. “Po, unë po kërceja me turmën dhe jam shumë e sigurt se ishte kur dikush hapi çantën time dhe më mori portofolin”. Ndërsa vjedhja nuk u kap në kamera, pamjet e shfaqën atë duke kërcyer mes një turme me çantën e varur në krah. “Nuk e kuptova në atë kohë, ju e dini që jeni drejtpërdrejt në ajër, me muzikë dhe turma rreth jush. Kështu që nuk i kushtova vëmendje. Pasi mbarova live, doja të merrja portofolin për të blerë një shishe ujë dhe më pas kuptova që nuk e kisha”, kujton ajo.

Ajo tha se kur ka shkuar tek autoritetet për të denoncuar vjedhjen e portofolit të saj, fillimisht e kanë injoruar sepse ishte grua. Ajo tha se u dëbua pasi i thanë se portofoli i saj do të “kthehej” në një moment. “Policët meshkuj nuk janë të interesuar të regjistrojnë problemin tuaj”, tha ajo. “Sapo arrita në komisariat, më çuan në një vend tjetër ku kishte vetëm gra. E pyeta pse isha aty dhe më thanë se, pasi jam grua, duhet të ketë një polic që të më ndihmojë”.

Pasi u pa nga një oficer policie, gazetarja tha se ishte e tronditur nga ajo që i thanë. “Momenti që ma morën deklaratën ishte tronditës. Më thanë, “Çfarë doni të bëjë drejtësia për këtë? Ne do të gjejmë portofolin… Kemi kamera kudo, kamera të teknologjisë së lartë dhe do ta gjejmë hajdutin me teknologjinë e njohjes së fytyrës. Për çfarë doni të dënohet shkelësi kur është gjetur?”, tha gazetarja, pasi pyeti oficerët se për çfarë po flisnin. Ata u përgjigjën duke pyetur: “Doni që ai të dënohet me pesë vjet burg apo të deportohet? Më kërkuan të merrja një vendim. Unë u thashë atyre se dua vetëm portofolin tim, nuk do të marr vendimin për sistemin gjyqësor”, tha ajo për TN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu