Berisha: Kundërshtarët e mi po tmerrohen, vetëm unë mund ta mund Ramën

0

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e ‘Bardh a Zi’ se kundërshtarët e tij politikë janë të tmerruar, pasi e dinë se ai po rikthehet fuqishëm në politikë.

I pyetur nga Erion Kristo se tashmë ka dalë një teori e re ku thuhet se Berisha do të japë jetën për PD-në, ish-kryeministri tha se këto janë teori të sponsorizuara nga Soros dhe Rama. Ai theksoi se shumë shpejt do të zgjidhet në krye të PD.

Pjesë nga biseda:

Kristo: Doli dhe teoria e re se ju si partizan i vërtetë të jepni jetën për PD-në?

Berisha: Të gjitha këto teori kanë frymëzim Ramën dhe Sorosin.

Kristo: I paska blerë të gjithë Sorosi?

Berisha: Nuk po them se i ka blerë, është një fushatë e sponsorizuar me shuma të mëdha nga Rama dhe Sorosi, sepse e shohin se finalja e këtij procesi po vjen dhe Sali Berisha nëse më votojnë do të jetë kryetari i ri i PD-së?

Berisha u shpreh se ai është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Sipas Berishës kryesocialisti është i tmerruar prej tij. Ndërkohë që i kujtohet se edhe në qeverisjen e tij ka pasur skandale, ish-kryeministri shprehet se është mbajtur qëndrim dhe për Gërdecin janë arrestuar 21 persona.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ornela Gaçe: Si do mundë Berisha 3, Ramën 4?

Sali Berisha: Për Ramën 4, Berisha është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Dhe fakti që më kushtoi aq shumë në fjalim tregon që lepuri në bark i ka hyrë shumë thellë. Kujtoni deklaratat një vit më parë, Luli është çun i mirë thoshte. Çfarë tha tani,e ka kapur tmerre të papërshkrueshme.

Erion Kristo: Edi Rama ka pushtetin. Ka pushtetin vendor që ju ja bëtë dhuratë dhe ju keni edhe përgjegjësi personale, ka strukturat e PS, ju thoni që ka krimin, ju thoni që ka biznesin. Si do ta luftoni ju?

Sali Berisha: Por ka edhe kalbësitë e regjimit. Unë vi i bindur

Erion Kristo: Vini edhe ju me njolla.

Sali Berisha: Jo, lëre rikthimi është procesi më filtrues.

Erion Kristo: Si do ta mposhtësh se ia ka njësi, ju dëshirë?

Sali Berisha: Ai është një qeverie bazuar në skandale, nëse lexon vetëm sot deklaratë e DASH, në çdo faqe mund të quhet e zezë.

Ornela Gaçe: Edhe qeveria juaj s’ka qenë pa skandale, Gërdeci nuk është pak.

Sali Berisha: Po por është mbajtur qëndrim. Për Gërdecin janë burgosur 21 persona. Ajo drejtësi e pareformuar ka dënuar 21 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu