Berisha liston arsyet: Ja pse eksplodoi me tritol Edi Rama resortin “Prestige”

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për prishjen “Prestige Resort” në Golem, ndërsa liston arsyet, që sipas tij kanë detyruar qeverinë e drejtuar nga Rama të hedhë në erë resortin turistik. Ai komentoi edhe ryshfetin e kryer në dogana, akte të tillë që për Berishën tregojnë fytyrën e vërtetë të pushtetit.

Postimi

i Berishës:

SUPERSKANDAL! Ja pse eksplodoi me tritol Edi Rama resortin Prestige.

Pronari i “Media Grup Hysenbeliu” nuk pranoi të censuronte hetimin e gazetarëve për vjedhjet e qindëra milionë euro me kontrabandë në dogana. Vetëm naftë futen rreth 250-300 mijë tonë kontrabandë nga klanet qeveritare. Ryshfeti dhe gjoba ndaj bizneseve janë ligji bazë i hajdutëve të Edi Ramës në doganat e shtetit. Këtu më poshtë keni videon që dëshmon qartë sistemin e kalbur korruptiv të Edi Ramës në doganat e vendit.

Shikoni videon dhe lexoni kronikën e gazetarit investigativ.

Skandali ne dogana/ Punonjësit në Durrës filmohen duke marrë para! Në skemë edhe vëllai i këshilltarit të Kryeministrit (VIDEO)

Dec 13, 2022 | 8:03

“Neës 24” publikoi dje një super skandal, ku përmes një investigimi të punës në doganën e Durrësit vërtetoi katërcipërisht korrupsionin kapilar dhe flagrant në dogana që cenon edhe sigurinë kombëtare.

“Neës 24” transmetoi pamjet e siguruar të disa rasteve të marrjes së ryshfetit të pastër në Portin e Durrësit, ku përveç korrupsionit flagrant cenohet siguria kombëtare dhe interesat e ligjshëm të shtetit, duke i lënë në duart e subjekteve private vulat zyrtare.

Një super skandal pasi pamjet nuk lënë vend për dyshim se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e doganës, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra- tjetrën në funksion të ryshfetit. Me sektorët e hetimit dhe informacionit që janë pjesë e kësaj skeme.

Për t’u nënvizuar është se të gjitha rastet e marrjes së ryshfetit bëhen nëpër zyra dhe sportele doganore, nën monitorimin e qindra kamerave të sigurisë, por të pashqetësuar doganierët marrin haptas paratë. Në videon e transmetuar duket shefi i turnit të sektori i eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari, që merr paratë nga subjektet private. Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit.

Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i Kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallit në territorin shqiptar. Burime të sigurta brenda doganave garantojnë se në dijeni të situatës janë të gjithë drejtuesit dhe strukturat e hetimit dhe ato të informacionit të brendshëm, që bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Burimet thonë se nuk ndërhyhet pasi kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë në formë organigrame, ku doganierët në terren paguajnë haraçin te shefat e turnit për çdo deklaratë doganore, këta të fundit kalojnë pjesën takuese te drejtorët e degëve, të cilët nga ana tyre duhet të përgjigjen te zyrat qendrore tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo skemë nuk funksionon vetëm në portin e Durrësit, por zbatohet në çdo pikë doganore në vend. “Neës 24” disponon materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit.

Qytetari: Për katër eksporte

Shefi i turnit te eksportet: OK

Qytetari: Mirupafshim!

Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit.

Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj vëllai i Dritan Palnikaj ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Jepja letrat, ka shumë mundësi që do vish prapë te mua. (Afron dorën dhe merr paratë)

Qytetari: Mirëbesim

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Ok

Qytetari: Në rregull

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Po erdhe, pa merak ta mbyllim direkt.

Qytetari: Rrofsh!

Burime të sigurta brenda doganave garantojnë se në dijeni të situatës janë të gjithë drejtuesit dhe strukturat e hetimit dhe ato të informacionit të brendshëm, që bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Burimet thonë se nuk ndërhyhet pasi kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë në formë organigramë, ku doganierët në terren paguajnë haraçin te shefat e turnit për çdo deklaratë doganore, këta të fundit kalojnë pjesën takuese te drejtorët e degëve, të cilët nga ana tyre duhet të përgjigjen te zyrat qendrore tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo skemë nuk funksionon vetëm në portin e Durrësit, por zbatohet në çdo pikë doganore në vend. Neës24 disponon materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit. /Marrë nga BW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu