Sot mbahen primaret e ‘Berishës’ në të gjashtë bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar në zgjedhjet e 6 marsit.
Komisioni i Rithemelimit i ka ftuar anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkoder që sipas tyre të bëhen pjesë procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.
Nga lista me 22 kandidatët vihet re se mungon emri i Voltana Ademit, e cila aktualisht drejton Shkodrën edhe pse me mandat të përfunduar. Ademi u tërhoq ditën e djeshme duke thënë se pabarazia me garuesit e tjerë e ka bërë të qëndrojë jashtë. Në Shkodër është future në garë Bardh Spahija, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe drejtues politik për qarkun.
Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës.
DIBËR:
1. Behar Baudin Dema, ekonomist
2. Dafina Bajram Muda, psikologe
3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
2. Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat
3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.
RROGOZHINË: 1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2. Arben Xhavid Maliqi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist
4. Bardh Ali Spahia, Mjek
5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
1. Luan Gani Beta, Inxhinier
2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist