Berisha: Në datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi

0

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se Parlamenti është i aneksuar nga qeveria dhe se drejtësia po pengohet të veprojë, ndaj zgjidhja mbetet reagimi qytetar. Berisha bëri thirrje për protestë më 12 mars para Parlamentit, të cilën e cilësoi si një kryengritje paqësore për mbrojtjen e shtetit ligjor.

‘Fjala e tij sot, dëshmoi edhe njëherë se është i gatshëm për çdo skenar dhe të mos paraqitet vetë para ligjit, para drejtësisë. Ndaj dhe sot, për çdo qytetar shqiptar, fjala është e tij. Fjala është e qytetarëve. Parlamenti është totalisht i aneksuar. Është një instrument i narkodiktaturës, i pushtuar nga Edi Rama. Drejtësia shumëzohet me zero nga Edi Rama. Ai, i garantoi qytetarët, se vjedhja nga qeveritarët nuk do të ndëshkohet. Se vjedhja nuk do konsiderohet më krim për qeveritarët shqiptarë.

Fjala është vetëm e qytetarëve. Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi. Zgjidhja është vetëm në duart e qytetarëve. Unë kam bindje se shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike, njerëzit me integritet dhe njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e ballit të tyre nuk do pajtohen kurrë me këtë vendim të Edi Ramës, me të cilin ai u thotë se vjedhja e tyre nga qeveritarët nuk mund të ndëshkohet,’ tha Berisha.