Berisha në Kuvend: Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent! Spiropali 5 minuta pushim

0

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare për shkak të një debati me deputetët demokratë. Këta të fundit u mblodhën te foltorja pasi u ndërpre fjala kryetarit të PD-së, Sali Berishës.

Kryedemokrati kërkoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili sipas tij po shkon në paraburgimin e Durrësit për te kryebashkiaku Erion Veliaj.

Berisha: Kërkoj rikthimin urgjent në parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Troplinin në qeli Erion Velisë. T’ja mbyllë gojën.

Spiropali: Kjo nuk është për procedurë. Keni fjalën të regjistruar. Flisni për projektligjin. Po abuzoni me fjalën. 5 minuta pushim.