Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat theksoi se PD nuk pengon asnjë kandidat të kërkojë transparencë lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit. Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se PD nuk ndjek standardin e Edi Ramës për të bllokuar hetimin e parregullsive. Berisha u shpreh se çdo kandidat ka të drejtë të kërkojë rinumërim apo verifikim të votave dhe se partia është i gatshme të mbështesë çdo përpjekje për transparencë.

“Farsa elektorale, nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm. Dhe kjo që thoni ju, 2-3-4-5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi, përkundrazi. Kurse për sa u përket kandidatëve, unë nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo sa kanë kërkuar procedurën, por cilido që dëshiron, është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë njeri që ta bëjë transparencën.

Në qoftë se ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Këtu ne nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën. Atë nuk e bëjmë kurrë ne.
E qartë përgjigja? Nuk e di sa janë, se ne edhe para dy ditësh, kam përsëritur udhëzimin që çdo kandidat që kërkon transparencë, t’i jepet mbështetje nga partia,” tha Berisha.