BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë pas fjalës së tij në samitin e IDU-së në Bruksel, deklaroi se situata politike në Shqipëri është ndër më të rëndat, jo vetëm në Evropë, por edhe krahasuar me vende të tjera botërore. Berisha theksoi se zgjedhjet në Shqipëri janë perceptuar nga anëtarët e IDU-së si një “farsë elektorale, e shoqëruar me dhunë, blerje masive votash dhe përdorim të strukturave kriminale.”
Kryedemokrati Berisha u shpreh për Syri Tv se fjalimi i tij dhe i Fatmir Mediut në byronë ekzekutive të IDU-së u prit me mirëkuptim të plotë. Ai theksoi se ka pasur takime me personalitete të rëndësishme të IDU-së dhe janë ndërmarrë hapa të parë drejt mbështetjes konkrete për opozitën shqiptare.
INERVISTA E PLOTË:
Pyetje: Berisha, si u prit qendrimi juaj këtu në IDU?
Berisha: Qendrimi në byronë ekzekutive, domethënë në forumin në të cilin ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha aprtive anëtare të IDU-së, u prit me duartrokitje dhe me shumë përzemërsi reagimet ndaj fjalës që mbajta unë dhe që mbajti Fatmir Mediu.
Realiteti shqiptar është i pakrahasueshëm. Është një nga realitet më të trishta, jo vetëm në Europë, por në Afrikë dhe në vende tjera, sepse ky është një forum ndërkombëtar.
Natyrisht, nuk ishim të vetmit ne që referonim të burgosurit politikë, proceset politike, grabitjen masive. Por, raste si Shqipëria nuk u paraqit ndonjë, kur ndodh një blerje e hapur masive e votës, ku ndodhi përdorim masiv i bandave, ku ndodhi shdnërrimi i të gjithë shtetit në një monstër elektorale dhe u bë gjithçka për të dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Pati mirëkuptim të plotë për fjalën tonë, bëmë dhe takime të veçanta me personalitete të shquara të kësaj organizate për veprime dhe mbështetje konkrete.
Mendoj se, këto hapa janë jashtëzakonisht pozitive dhe të dobishme, por janë vetëm hapat e parë të një beteje të cilën, Opozita shqiptare do ta fitojë, sepse nuk mundet kurrë që: dhuna, terrori, krimi, droga të mbizotërojnë, pavarësisht çfarëdo që duket sot Edi Rama, e garantoj që këtë mandat nuk do ta gëzojë.
Pyetje: Çfarë garancish morët ditën e djeshme, ditën e sotme në takimet informale, përveç fjalës suaj të hapur?
Berisha: Së pari, një paraqitje e situatës në të cilën, ne aleatin më kryesor kishim rezolutat e miratuara, 4 rezoluta, si për asnjë rast tjetër dhe në tërësi të kushtuara problemeve zgjedhore. Natyrisht, e vërteta është që në mbështetje të këtyre rezolutave dhe të qendrimeve tona ishte padiskutim edhe raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, i ODIHR-it, PE-së, KE-së.
Pra, në këtë rast, mendoj se, u dëgjua me shumë interes, por njohuritë nuk mungonin. Nga sa kuptova unë, zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq dhe si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.