Berisha: Nuk ka bojkot të Parlamentit, e kemi të ndaluar. Por do ketë surpriza për PS

0

Pas një mbledhjeje 5 orëshe, grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi t’i japë fund bojkotit një ditor të Parlamentit.

Lideri i PD-së, Sali Berisha deklaroi se bojkoti nuk është opsion dhe se opozita do të rikthehet në Kuvend për të rikthyer funksionimin kushtetues të Parlamentit, duke paralajmëruar gjithashtu “surpriza” në seancat e ardhshme.

Bojkoti i demokratëve zgjati vetëm 24 orë. Pas pesë orësh të mbledhjes së grupi parlamentar, qëndrimet u zbutën duke iu rikthyer parimit statutor se fusha nuk mund të lihet bosh.

“Bojkoti, edhe një herë, nuk është opsion. E kemi të ndaluar”, tha Berisha.

Por, kjo për opozitën nuk do të thotë pranimi i situatës me të cilën funksionin Kuvendi i Shqipërisë, duke paralajmëruar surpriza me rikthimin në Kuvend.

“Por, ndonjë surprizë edhe e lë, pra vendimi është i prerë, do të bëhet çdo përpjekje e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit, funksionimin e tij mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve”, theksoi Berisha.

Kjo mbledhje grupi erdhi pas zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, të cilat Berisha i konsideroi si zgjatim të farsës elektorale të 11 majit: “Shqipëria ka vetëm farsë elektorale. Tani edhe botërisht po njihen, quhen autokraci elektorale apo diktatura totalitare”.

Vendimi për të mbajtur një qëndrim ndryshe në Kuvend erdhi pasi socialistët me votat e tyre hodhën poshtë kërkesat e demokratëve për komisione hetimore.