TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se po regjistron gjithçka dhe është i përgatitur me prova implikuese për kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Berisha tha se kryeministri ka sjellë banda nga Dubai për zgjedhjet e 14 majit.
“Unë po bëj fushatën dhe po regjistroj gjithçka. Sigurisht që do i denoncoj. A e morët vesh që erdhën nga Dubai? Po regjistrojmë çdo gjë, për këtë të garantoj. I sollën bandat për zgjedhjet, do i fotografojmë. Për zgjedhjet i sollën, s’ka diskutim ajo punë. I mori, i nxori nga burgjet para zgjedhjeve, janë të gjitha të regjistruara. Iu them që angazhimi i tyre në fushatë elektorale do të konsiderohet nga ne krimi më i rëndë dhe është absolutisht më i rëndë se çdo krim tjetër,” tha Berisha.