Berisha: Ne jemi dhe do të jemi për bashëkpunim rajonal, po nuk e shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Aleancë në shërbim të influencës ruse në rajon. Miku i ngushtë i Ramës, ka rikthyer Serbinë me politikën e tij ashtu si ka qënë 100 vite më parë, Rusi e vogël në rajon. Ne jemi prapë në këmbë për ti thënë Serbo madhit se cdo përpjekje për stabilizimin e Kosovës do të përballet me kombin tonë. Ka ikur koha, asgjë nuk na impresionon ne, kërcënimet mbaji për vete, fatin që do të pësojë Putin në Ukrainë do e pësosh edhe ti në cdo krahinë tjetër. Ne sot me gjithë kontributin, mbajmë një qëndrim të ngjashëm deri diku që mbante diktatura hoxhiste, sot jemi vendi i vetëm në Europë që nuk votojnë dot për vendin e tyre.