Berisha: Pensionistë kanë pëlqyer programin e PD dhe paketën e dhembshurisë

0

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se pensionistët kanë mbështetur programin e Partisë Demokratike dhe refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre. Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se pensionistët nuk kërkojnë asgjë më shumë se shpërblimin që meritojnë. Sipas tij, një pensionist në Shqipëri dikur merrte më shumë se në Bullgari dhe Rumani, por sot situata është përkeqësuar.

“Çfarë më rezulton nga kjo? Mua më rezulton se pensionistët e kanë pëlqyer programin e PD-së dhe pensionistët janë kundër, refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre, mashtrimet e tij për humnerën, por edhe bonuset, dhurata me pikatore. Pensionistët nuk duan gjë tjetër veç se shpërblimin që meritojnë, siç janë pensionistët në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi. Një pensionist në Shqipëri merrte më shumë se një pensionist në Bullgari e Rumani, që ishin anëtare të BE-së. Sot është rrokullisur. Sot janë të fundit. Pse, sepse administrata nuk paguan sigurimet shoqërore. Sepse Edi Rama në mënyrën më të paimagjinueshme ndan 16 milionë euro nga 8 miliardë, për pensionistët. Sigurisht që pensionistë kanë pëlqyer realisht paketën e dhembshurisë,” tha Berisha.